Drejtoria rajonale e Gjjilanit ka komunikuar për Policinë e Kosovës për një aksident me fatalitet që ka ndodhur në ditën e djeshme.
Rasti është lajmëruar të ketë ndodhur rreth orës 11:22 në rrugën Idriz Ajeti në Gjilan teksa i dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar veturën ka shkaktuar aksident dhe goditur viktimën mashkull kosovar -këmbësor i cili kishte qenë duke kaluar rrugën transmeton Fol Drejt.
Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. /FolDrejt/