Ka përfunduar intervistimi i ish-anëtarit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Kadri Veseli, nga ana e Prokurorit të Specializuar në Hagë, Pas më shumë se tre orësh.
Pas kësaj interviste nuk ka pasur ndonjë deklarim rreth asaj se si ka shkuar gjithë procesi i intervistimit të kreut të PDK-së, Kadri Veseli.
Kreu i Kuvendit kishte paralajmëruar se do të mbrohej në heshtje, megjithatë gjithçka pritet të sqarohet në vazhdim duke qenë se intervistimi ka zgjatur më shumë se tri orë.