Pas rreth tetë vitesh ndërtim, ka përfunduar më së fundi ura më e madhe në Europë, që ndodhet në landin gjerman Rheinland-Pfalz, shkruan foldrejt.com.
Ura është e gjatë 1.7 kolimetra dhe me një lartësi deri 160 metra. Ajo është aq e lartë, sa poshtë saj mund të ndërtohej edhe Katedralja e Kölnit. Përndryshe, ura më e lartë në Gjermani është e ndërtuar në Baden me 185 lartësi. Por atje është më e shkurtër.
Ura do hapet për komunikacion në 21 nëntor. Kjo urë është pjesë e magjistrales B50 që lidh Eifel dhe Hunsrück. I gjithë projekti ka kushtuar 483 milionë euro./Foldrejt.com