Një gjinekolog i cili punonte në Spitalin Soverato në Kalabri, është arrestuar nën dyshimin se ka abuzuar seksualisht me 63 gra.
La Repubblica shkruan se prokurori Catanzaro ka deklaruar se i arrestuari u hoq si gjinekolog (edhe pse ishte i specializuar në kardiologji), dhe dyshohet të jetë përgjegjës për abuzimin seksual të dhjetëra pacientëve, mes tyre edhe një vajzë e mitur.
Mbi të rëndon akuza se ai përfitonte nga profesioni i tij, për të abuzuar me pacientet.
Ai është denoncuar nga një 20 vjeçare dhe sipas mediave të vendit, ai i filmonte me një kamerë të fshehtë aktet e tij kriminale, prej 5 vitesh tashmë./FolDrejt/