Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në fshatin Komaran të Gllogocit, transmeton Fol Drejt.
I dyshuari i ka kanosur tre zyrtarë policorë.
“Fsh. Komoran, Gllogoc 27.12.2021-19:46.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka kanosur dhe sulmuar fizikisht tre zyrtarë policorë, viktimat meshkuj kosovarë. Nuk raportohet për të lënduar” – thuhet ndër të tjera në raport.
Po ashtu, bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje./FolDrejt/