Policia e Kosovës ka arrestuar një person, nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht një femër, transmeton Fol Drejt.
“Malishevë 20.12.2021-16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti me 16.12.2021 ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare” – thuhet ndër të tjera në raportin 24 orësh të policisë.
Po ashtu është bërë e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, rasti në procedurë hetimore./FolDrejt/