Një këmbësore është goditur nga vetura mëngjesin e sotëm në magjistralen Ferizaj – Prishtinë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës së rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai tha se të lënduarës i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor.
“Rreth orës 08:30, është raportuar për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në magjistralen Ferizaj – Prishtinë”, bëri të ditur Borovci.
“Informacionet e para bëjnë të ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësore të cilës i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor”.
Tutje, tha se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti. /Telegrafi