Shoqata Sindikale e Sigurimit Fizik në KEK ka mbajtur protestë paqësore në sheshin “Zahir Pajaziti”.
Protesta u mbajt kundër vazhdimit të tenderimit “të paligjshëm” të këtij Departamenti, pagat e ulëta dhe kushtët e rënda për punonjësit e sigurimit fizik në KEK.
Ajo filloi në ora 10:00, protestuesit u grumbulluan në një hapësirë paralele me bustin e “Zahir Pajazitit”, dhe vazhduan pastaj te zyra e KEK-ut.