Ka përfunduar protesta e organizuar nga qytetarët serbë në Rudar të komunës së Zveçanit.
Gjatë protestës nuk u raportua për incidente, teksa ka qenë i biri i policit të arrestuar, Dejan Pantiqit, i cili i është drejtuar masës duke thënë se i ati i është arrestuar vetëm pse është serb.
Predrag Pantiq gjithashtu ka theksuar se dalja në barrikada është opsioni i fundit me shpresën për të ndalur dëbimin politik të serbëve në këtë zonë.
Në këtë protestë është bërë njëkohësisht edhe shpalosja e një flamuri të madh me ngjyra të flamurit serb, në mesin e pankartave të shumta./FolDrejt/