Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, ka mbajtur një konferencë për media, pas përfundimit të punimeve të Samitit të Bërdo Brijunit, shkuan Fol Drejt.
Në konferencë ajo ka prekur disa çështje, por e ka shfrytëzuar rastin t’i bëjë thirrje BE-së për t’i liberalizuar vizat për Kosovës.
Ndërkohë ajo është përqendruar edhe te raportet me Serbinë, ndërsa ka thënë se shpreson që shumë shpejt të arrijmë një marrëveshje të qëndrueshme, e cila do ta rikthente stabilitetin politik e ekonomik në rajon.
“Kosova është përkushtuar shumë në procesin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe në këtë dialog, të gjitha zgjidhjet që sjellin paqe dhe stabilitet afatgjatë, është njohja e ndërsjellë” – ka thënë ajo.
Ua kujtojmë që temat të cilat janë diskutuar në këtë takim përfshinin perspektivën e integrimit evropian për vendet aspiruese të Ballkanin Perëndimor, të cilat i përmbushin kushtet për integrim dhe të cilat i bashërendojnë politikat me ato të Bashkimit Evropian, tejkalimin e sfidave të përbashkëta si pasojë e agresionit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë, përfshirë krizën energjetike dhe sigurinë ushqimore; si dhe përkushtimin për demokraci, paqe dhe dialog./FolDrejt/