Samiti BE-Ballkani Perëndimor, ka përfunduar në Bruksel, Në samit morën pjesë 27 liderët e vendeve të Unionit, përfshirë presidentin e Këshillit të BE-së, presidenten e Komisionit Evropian dhe gjashtë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor.
Pas takimit u realizua edhe një fotografi e përbashkët e pjesëmarrësve. Presidentja e Kosovës është në rreshtin e dytë të liderëve.
Presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti francez Emmanuel Macron, priten t’u drejtohen mediave në një konferencë./21Media/