Lojtari i Paris Saint-Germainit dhe i kombëtares franceze, Presnel Kimpembe do të mungojë në fushë deri në fund të sezonit, pasi pësoi dëmtim në ndeshjen e xhiros së 25-të të kampionatit francez kundër Olympique de Marseille, raportojnë mediat franceze.
Në minutën e 15-të të ndeshjes me Marseillen, Kimpembe u dëmtua sërish. Kujtojmë se lojtari i PSG-së humbi edhe Botërorin e vitit të kaluar në Katar për shkak të lëndimeve.
Mediat franceze raportojnë se lojtari i PSG-së ka munguar në 21 ndeshje këtë sezon për shkak të lëndimeve të ndryshme, transmeton Fol Drejt.