Ka përfunduar takimi tre orësh kokë më kokë mes presidentëve Rexhep Taip Erdogan dhe Vladimir Putinit, shkruan foldrejt.com, duke u bazuar te mediat turke Sabah dhe ajo ruse Russia Today. Takimi kishte të bënte me zhvillimet e fundit në Idlib ku u vranë sëpaku 34 ushtarë turq.
Dy liderët kanë diskutuar për prishjen e disahershme të armëpushimit të arritur në shtator 2018. Por asnjë media nuk jep detaje rreth (mos)marrëveshjes. E vetmja gjë që citohet është deklarata e Putinit që nuk do dëshironte kurrë të prishte marrëdhëniet ruso-turke./Foldrejt.com