Hetuesit ukrainas kanë përfunduar zhvarrosjen e ushtarëve në një nga dy varrezat masive të zbuluara pasi trupat ruse u tërhoqën nga qyteti Lyman në rajonin lindor të Donetskut, ka thënë policia.
“Policia ka nxjerrë trupat e 34 mbrojtësve ukrainas nga varri masiv”, tha policia rajonale e Donetsk në një deklaratë. “Puna vazhdon në një vend të dytë ku janë varrosur më shumë se 120 civilë. Fati i çdo personi që ka vdekur do të përcaktohet.”, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Trupat e ushtarëve janë transferuar të gjithë në një morg dhe do t’u kthehen të afërmve të tyre për varrim pasi të bëhet identifikimi dhe të përcaktohet shkaku i vdekjes, tha policia.
Që nga 29 shtatori, policia e Donetskut tha se kishte gjetur trupat e 144 personave, 85 prej tyre civilë, me 108 të zhvarrosur nga varret e improvizuara, dhe pjesa tjetër u gjet në ndërtesa ose në rrugë./FolDrejt/