Një luftë civile në Gjermani? Po, kjo është ajo që kanë menduar të nxisin një grup të rinjsh neonazistësh gjermanë, të cilët kryesisht janë orientuar kundër refugjatëve muslimanë, informon Die Welt, përcjell foldrejt.com.
Prokurori i Përgjithshëm gjerman Peter Frank ndaj 12 të arrestuarve të sotëm, ka ngritur aktakuzë, katër prej të cilëve janë paraburgosur për dyshime për terrorizëm. Tetë të tjerët për mbështetje ndaj tij.
Gjatë bastisjeve të sotshme të policisë gjermane, janë sekuestruar edhe sasi të konsiderueshme provash për të rinjtë që i vërtetojnë akuzat ndaj tyre.