Garda Kombëtare e Kosovës është vendosur para hotelit ku do të pritet kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Në të njëjtin vend do të mbahet edhe mbledhja e tetë e qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar të dielën për agjendën e sotme, transmeton Klankosova.tv.
Pritja dhe mbledhja do të mbahen në një hotel në kryeqytet, ku delegacioni i Qeverisë shqiptare pritet të arrijë aty në orën 10:45, derisa në orën 11:00 është planifikuar pritja e kryeministrit Edi Rama nga kryeministri Albin Kurti.
Mbledhja e dy qeverive do të fillojë në orën 11:15, teksaa më pas është planifikuar një konferencë për shtyp.
Ndryshe, mbledhja e fundit e dy qeverive ishte mbajtur në nëntor të vitit të kaluar në Elbasan, ku ishin nënshkruar 13 marrëveshje.