Mimoza Kusari Lila propozoi caktimin e lartësisë së kompensimit të deputetëve.
Propozimi i saj u votua sot nga Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, transmeton Fol Drejt.
Në Komision është propozuar që vendimi i datës 10 tetor 2011 të ndryshohet si vijon:
Për shpenzimet ditore të deputetëve ndahen 5 euro në ditë për pjesëmarrje në seanca plenare dhe mbledhje të komisionit;
Kompensimi për shpenzimet e udhëtimit për pjesëmarrje në punimet e seancës plenare dhe komisione, caktojë si vijon: deri në 30 km 5 euro, deri në 60 km 10 euro dhe mbi 60 km 15 euro, pra kompensimi është i përgjysmuar.
Shpenzimet maksimale që një deputeti mund t’i mbulohen brenda një muaji janë 150 euro.
Deputetët duhet të deklarojnë vendbanimin primar dhe sekondar nëse kanë, në Administratën e Kuvendit, ndërsa lista e deputetëve që udhëtojnë dërgohen nga kryetarët e Grupeve Parlamentare në administratën e Kuvendit.
Përveç deputetëve të pozitës pro këtij vendimi ishin deputeti nga LDK-ja, Avdullah Hoti, dhe deputetja Duda Balje./FolDrejt/