Në disa rajone të Kosovës, pjesët malore janë përfshirë nga zjarret, tha për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Agjencisë së Menaxhimit Emergjencave, Nehat Koqinaj. Ai tha se zjarret po nisini nga fushat dhe ato po arrijnë deri te malet, përcjell FolDrejt.com.
“Zjarre ka në rajonin e Prizrenit, Pejës, rajonin e Gjilanit, të Mitrovicës. Nuk e di saktë se cili rajon deri tash ka mbetur pa u prekur, veç rajonit të Prishtinës”, tha Koqinajt, duke shtuar se gjendja po shkon duke u rënduar.
Ministria e Punëve të Brendshme tha se vatra e cila për momentin është më serioze, është në fshatin Shtupeq të Pejës.
Koqinaj tha se në terren kanë dalë shumë ekipe që po punojnë për të shuar zjarret.
Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon të jetë e angazhuar me personel dhe pajisje në shuarjen e zjarreve.
Po ashtu, me helikopterë, misioni i KFOR -it është i angazhuar në shuarjen e zjarreve në zonë e Rugovës, në Komunën e Pejës.
Në njoftim, zëvendëskomandanti i KFOR-it, gjenerali Günter Schöpf, citohet të këtë thënë se “pas vlerësimit të ndikimit të intervenimit të misionit, por gjithashtu edhe mundësisë së përhapjes së zjarrit, vendosi që të kryejë misionin përmes dy helikopterëve e Komandës së KFOR-it për Lindjen, që mund të mbledhin ujë dhe ta hedhin atë drejt në fjalë, kanë ofruar intervenim të menjëhershëm”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka ftuar qytetarët të kenë kujdes maksimal në ruajtjen e pyjeve, të natyrës dhe mjedisit.
Kjo ministri ka thënë se në kohën kur vendi po ballafaqohet me temperatura të larta, për fat të keq po shfaqet edhe një dukuri shqetësuese, me rrezikimin e jetës së njerëzve, pasoja ekonomike e dëme të mjedisit.
Pyjet përbëjnë rreth 44.7 për qind të territorit të Republikës së Kosovës.
Zjarret në pyje, përveç masës drunore, rrezikojnë edhe florën dhe faunën e egër.