Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në vend nuk ka virus të Nilit Perëndimor.
“Virusi i Nilit perëndimor, i cili tashmë është shfaqur në Ballkan, ka bërë që ekspertë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, të shtojnë gatishmërinë në parandalimin e shfaqjes së sëmundjes. Në Kosovë nuk ka akoma raste të raportuara, por duke pasur parasysh rrezikshmërinë dhe mundësinë e përhapjes se virusit të Nilit Perëndimor, jemi duke vëzhguar situatën epidemiologjike në vendin tonë por edhe të shteteve fqinje”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Virusi i Nilit perëndimor mund të shkaktoj sëmundje fatale neurologjike te njerëzit
Megjithëse, përafërsisht 80% e njerëzve që janë të infektuar nuk tregojnë asnjë simptomë.
Virusi i Nilit perëndimor transmetohet tek njerëzit kryesisht nëpërmjet pickimit të mushkonjave
Virusi mund të shkaktoj sëmundje të rëndë dhe ngordhje tek kuajt.
Vaksinat për përdorim tek kuajt janë në dispozicion për përdorim por jo ende në dispozicion për tek njerëzit.
Zogjtë janë bartës natyral të virusit të Nilit perëndimor.
VNP mund të shkaktoj sëmundje neurologjike dhe vdekje tek njerëzit.
Sipas IKSHPK-së, VNP zakonisht gjendet në Afrikë, Evropë, Lindjen e Mesme, Amerikën Veriore dhe Azinë Perëndimore por raportohen raste edhe ne Balkan dhe Mediteran. VNP është ruajtur në natyrë nëpërmjet ciklit i cili përfshinë transmetimin në mes zogjve dhe mushkonjave. Njerëzit, kuajt dhe gjitarët tjerë mund të infektohen.
“Laboratoret e Institutit Kombëtar janë të gatshme të diagnostikojnë çdo rast të dyshimtë klinikisht në VNP”, përfundon njoftimi./21Media