Tërmeti më i rëndë në Shqipëri ka sensibilizuar gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, duke grumbulluar sasi të konsiderueshme ndihmash. Mes tyre janë edhe dy familje shqiptarësh nga Kosova që jetojnë dhe veprojnë në Herisau të Zvicrës, shkruan foldrejt.com, duke u bazuar te media zvicerane fm1today.ch.
Fotografitë janë të dhimbshme, mes tyre ka rreth 50 të vrarë, kurse akoma dyshohet për persona nën gërmadha.
“Dy ditë nuk kam mundur të ha dhe të pi,” thotë Nikoll Ukgjini nga Zvicra. Shqiptari i Kosovës jeton me familjen e tij në Herisau dhe nuk mund të qëndronte më duarkryq.
Ukgjini: «E dija se diçka duhesha të bëj. Njerëzit atje kishin humbur gjithçka”.
Ai sëbashku me Zef Shalën nisën grumbullimin e gjësendeve të dobishme për durrsakët dhe njerëzit e rrëthinës.
Ata kanë mbledhur shumë atlete, veshmbathje, shtretër, por edhe para kesh.
Përndryshe Zef Shala dhe vëllai i tij kanë një shtëpi në Shqipëri, ku si pasojë e kanë lëshuar për personat në nevojë.
“Shtëpia jonë në Shqipëri është dhuruar gratis për njerëzit që kanë nevojë në këto momente,” tha ai.
Ata janë duke mbledhur akoma ndihma dhe më pas do i dorëzojnë vetë në Shqipëri./Foldrejt.com