Fol Drejt
E shtunë, 10 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LIBRA

Përkufizimi i politikës

6 vjet më parë
in LIBRA, POLITIKË, TË FUNDIT
Koha e leximit: 2 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Politika është emocionuese, sepse njerëzit nuk bien dakord. Ata nuk bien dakord rreth mënyrës se si duhet të jetojnë. Nuk mund të gjejnë gjuhën e përbashkët se si duhet të shpërndahet pushteti dhe burimet e tjera, si dhe për atë se vallë shoqëria a duhet të ketë për bazë bashkëpunimin apo konfliktin. Ata gjithashtu nuk bien pajtohen për mënyrat se si duhet zgjidhur çështjet e lartpërmendura, si duhet që të merren vendimet e përbashkëta, kush duhet të vendosë, sa ndikim duhet që të ketë çdo person në këtë proces, si dhe pyetje të ngjashme me këto.  Sipas Aristotelit, të gjithë këto gjëra e bënin politikën “shkencë madhore”, pra asgjë më pak se veprimtarinë nëpërmjet së cilës qeniet njerëzore përpiqen të përmisojnë jetën e tyre dhe të krijojnë Shoqërinë e Mirë. Mbi të gjitha, politika është veprimtari shoqërore. Është gjithnjë dialog dhe asnjëherë monolog. Individë të vetmuar, si Robinson Kruzo, mund të zhvillojnë një ekonomi të thjeshtë, të krijojnë art dhe të tjera, por nuk mund të merren me politikë.

Politika është veprimtaria nëpërmjet së cilës njerëzit bëjnë, ruajnë dhe përmirësojnë rregullat e përgjithshme me të cilat jetojnë. Ekzistenca e mendimeve të kundërta çon në mosmarrëveshje për rregullat sipas të cilave njerëzit duhet të jetojnë, andaj në këtë pikë del në pah fenomeni i konfliktit si një lidhje me politikën. Nga ana tjetër, njerëzit e pranojnë faktin, se për të ndikuar mbi këto rregulla ose të sigurohen që ato zbatohen, ata duhet të bashkëpunojnë me të tjerët. Thelbi i politikës shpesh përshkruhet si proces i zgjidhjes së konflikteve, ku këndvështrimet e kundërta apo interesat konkurruese pajtohen me njëri-tjetrin. Për të thjeshtëzuar kuptimin, politika është një kërkim për zgjidhje konflikti, sesa realizim i këtij qëllimi, ngaqë jo të gjitha konfliktet janë zgjidhur apo mund të zgjidhen. Prania e diversitetit dhe pamjaftueshmërisë, garanton se politika përbën një tipar të domosdoshëm të gjendjes njerëzore.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

Porosit Web Porosit Web

Politika zakonisht mendohet si një fjalë “e pistë”: që u bashkëngjitet imazheve të telasheve, përçarjes dhe dhunës nga njëra anë; si dhe mashtrimit, manipulimit dhe gënjeshtrës nga ana tjetër. Këto ide dhe përkufizime nuk janë të reja në shkencën e politikës. Që më 1775, Samuel Xhonson e përcaktoi politikën “ si një mjet pështjellimi në botë”, kurse në shekullin e nëntëmbëdhjetë, historiani amerikan Henri Adams e vlerësoi si “organizim sistematik të urrejtjeve”.   Politika përkufizohet me kuptime të ndryshme: ushtrim i pushtetit, ushtrim i autoritetit, marrje e vendimeve kolektive, shpërndarje e burimeve të kufizuara dhe të pakta, përdorim i mashtrimit dhe manipulimit, e kështu me radhë.

Duke i marrur parasysh këto përkufizime, politika mund të trajtohet si një koncept i diskutueshëm.  Këndvështrimet e ndryshme për politikën janë trajtuar duke e definuar atë si: art i qeverisjes; çështje publike; kompromis dhe konsensus; si dhe pushtet dhe shpërndarje të burimeve.

Vazhdon…

 

Shkëputur nga libri “Politika”, të autorit Andrew Heywood

Përshtati dhe përpunoi: Fisnik N. Muça

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Tre arsye pse duhet të vizitoni Shqipërinë

Lajmi tjetër

Moti sot

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Përforcohet LDK-ja, Alban Rraci kandidat për deputet

5 Dhjetor, 2024
KOSOVË

Të çedukosh e të shthurësh institucionalisht

14 Nëntor, 2024
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM