Me rastin e 21-vjetorit të rënies së heronjve gjeneralmajor Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj, sot u mbajt një akademi përkujtimore nën përkujdesje të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Me këtë rast kreu i Qeverisë tha se fal Ilir Konushevcit ka ndodhur pranvera e luftës shqiptare më e fuqishme ndonjë herë dhe se fal mundit të Konushevcit armët e tij kanë mbërri në çdo zonë.
Ai përkujtoi se Ilir Konushevci, përveç përgjegjësive të tij luftarake në Zonën e Llapit dhe Prishtinës, ishte një luftëtar që bashkëveproi me të gjithë njësitë tjera, ku së bashku me Hazir Malaj siguruan teknikën luftarake dhe ranë heroikisht në detyrë.
Ndërsa, gjenerali Kudusi Lame tha se rënia e Ilirit dhe Hazirit u bë në kohën kur kujton rënien e fashizmit. Duke bërë thirrje që të jemi sa më vigjilent për kombin shqiptar, Lame tha se veprimtari të tilla në bëjnë nder dhe na japin garanci se jemi në rrugë të drejtë.
Ndërsa, gjenerali Lahi Ibrahimaj tha se Iliri sot fle i qetë në tokën e Kosovës, pasi kjo e fundit tashmë është bërë me ushtri dhe kujdeset për kufijtë e saj, dhe se bashkëluftëtarët e Ilirit dhe Hazirit po mundësojnë që mos të ketë një Republikë Serbe.