Në kujtim të veprës dhe heroizmit të 22 dëshmorëve të brigadës 136-Rugova, është mbajtur një akademi përkujtimore, ku u tha se beteja për shpëtimin e të plagosurve dhe civilëve është një ndër betejat më humane të UÇK-së.
Kryeministri Ramush Haradinaj tha se djemtë e Rugovës nuk ishin ndal në asnjë periudhë në luftën për ta parë të lirë atdheun e vet.
Sipas tij, formimi i brigadës 136 ka qenë një mesazh se rajoni i dukagjinit është hyrë seriozisht në luftë për liri.
Ai shtoi se në krejt këtë luftë ka pas përçarje dhe në çdo përçarje i vetmi që është fituare, është armiku ynë.
Kurse, gjeneral Kudusi Lame uroi që të gjithë të jemi unik për atdheun.
“Lum ato familje që kishin djem për t’ia dhënë atdheut e mjerë ata që nuk e patë atë mundësi t’ia japin atdheut në radhët e UÇK-së, për ta masivizuar edhe më shumë por që duan të na e zvogëlojnë sot 20 vjet pas luftës me tuli lloj analizash dhe tuli lloj llogaritjesh të pa arsyeshme. Vetëm në analizat tona po del pas 20 vjet që duhet të kemi një ushtri më të vogël se sa ajo që ka luftuar sepse nuk e përballojmë dot“, tha ai.
E në emër të brigadës 136, Sali Lajqi tha se ka shumë kujtime me dëshmorët e kësaj brigade, beteja për shpëtimin e të plagosurve është një ndër betejat më humane të UÇK-së.
Kurse, në emër të familjarëve të dëshmorëve, Dren Brahimaj, i falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen.