Kryeministri i majtë Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta kanë zhvilluan të dielën homazhe në varrezat ‘Dëshmorët e Kombit’, gjatë ceremonisë së përkujtimit me rastin e ditës së Dëshmorëve 5 Majit.
“Sot është një ditë e veçantë për të gjithë popullin shqiptar. Është dita e Qemal Stafës dhe të rinjve dhe të rejave që bënë sakrificat më sublime për ta vendosur Shqipërinë në anën e duhur, aty ku është edhe sot”, – tha Meta.
Në ceremoninë morën pjesë dhe kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, si dhe personalitete të tjera, për të përkujtuar 5 Majin dhe nderuar dëshmorët e atdheut.
Kryebashkiaku Veliaj shpreh mirënjohje për dëshmorët, duke i konsideruar ata heronj të vërtetë të veprave të mëdha.
“5 Maji – Dita e Dëshmorëve. Lavdi heronjve të vërtetë, njerëzve të veprave të mëdha, të cilët kanë mbetur të “pavdekshëm” në kujtesën dhe historinë e vendit tonë. Mirënjohje e përjetshme!”, shprehet Veliaj.
Në 5 maj 1942 u vra pioneri komunist Qemal Stafa, ku për nder të tij 5 maji në gjithë Shqipërinë vlen si dita e dëshmorëve. Qemal Stafa kishte origjinën nga fshati Zabzun i Gollobordës./Foldrejt.com