Agim Ramadani, i njohur si KATANA, ishte njëri prej komandantëve më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ai po kujtohet me pietet të lartë nga figurat publike në Kosovë, me rastin e përvjetorit të tij të rënies, shkruan Fol Drejt.
Presidentja Vjosa Osmani e ka cilësuar atë si “simbol i lirisë”.
Agim Ramadanin e ka përkujtuar edhe ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, për të cilin ka thënë se ishte njëri “prej komandantëve më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.”
Sipas Haradinajt rënia e tij bashkë me luftëtarët e tjerë “24 vjet më parë ishte humbje e madhe për UÇK-në, por po aq e madhe ishte vendosmëria për ta vazhduar rrugën drejt lirisë.”
Ua kujtojmë se shkathtësitë e tij luftarake erdhën në shprehje sidomos në Betejën e Koshares, në të cilën u vranë qindra ushtarë dhe paramilitarë serbë. Kjo betejë konsiderohet si ndër më të mëdhatë të kryera gjatë luftës së fundit, duke bërë që për herë të parë pas shumë dekadash të bie kufiri shqiptaro – shqiptar./FolDrejt/