Sipas një raporti të publikuar nga Balkan Public Barometer, Qeveria e Republikës së Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti, gëzon përkrahjen më të madhe, krahasuar me vendet e tjera të rajonit, shkruan Fol Drejt.
Ky raport, i publikuar për këtë vit, nxjerr Qeverinë Kurti në krye të listës me një përkrahje të lartë prej 56%.
Këto të dhëna pak qaste më parë i ka shpërndarë Dejona Mihalili nga Lëvizja Vetëvendosje, nëpërmes llogarisë së saj në Facebook:
Besimi i qytetarëve në Qeverinë e Kosovës krahasuar me besimin në qeveritë e tjera në Ballkan. 🔻
56% i besojnë Qeverisë së Kosovës
38% i besojnë Qeverisë së Shqipërisë
19% i besojnë Qeverisë së Maqedonisë së Veriut
30% i besojnë Qeverisë së Malit të Zi
21% i besojnë Qeverisë së Bosnje Herzegovinës
46% i besojnë Qeverisë së Serbisë
*BALKAN PUBLIC BAROMETER | 2023
Duket që përkundër krizave të njëpasnjëshme, dhe sidomos, përkundër zhvillimeve të fundit në veri, përkrahja ndaj Qeverisë Kurti, ka ardhur vetëm duke u forcuar./FolDrejt/