…agjerimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush…(El-Bekare,183)
Zoti duke e njohur lidhshmërinë që ka njeriu me paraardhësit e vet, na tha neve: A dëshironi që edhe ju të bëni diçka që e kanë bërë prindërit, gjyshërit, stërgjyshërit tuaj apo gjeneza familjare? Atëherë agjëroni Ramazanin se edhe ato e kanë agjëruar. Sa për inkurajim dhe motivim, kur kanë agjëruar ato, kushtet dhe rrethanat kanë qenë shumë më të vështira se sot, prandaj mos përtoni e as mos u frikësoni.
Njeriu sot ankohet se ka punë të vështira, ngarkesa psikologjike dhe halle të mëdhaja dhe këtë e merr si pretekst për të mos agjëruar, e haron se paraardhësit e tij kanë agjëruar me punë shumë të të vështira se sot, në kohë lufte, në kohë kur ndalohej feja me ligj dhe në kohë kur skamja dhe varfëria kanë qenë në kulm.
Më tregoni, me sa nostalgji sot ruani fotografinë e prindërve, një pal syza të gjyshes, apo një kolltuk të gjyshit që kanë ndruar jetë, ndërsa Zoti na mëson një formë tjetër të respektit ndaj tyre:
“të agjërojmë Ramazanin ashtu siç kanë agjëruar edhe ata. Më këtë rast, jo vetëm që kemi gëzuar Zotin, por edhe kemi kujtuar paraardhësitë tonë, që krenohemi me to”.
Nëse sot kujtojmë me mall paraardhësitë tonë të vdekur, ne kështu mbjellim dashuri të mjaftueshme te fëmijët tonë që edhe ata të na kujtojmë nesër me mall duke agjëruar.