…agjeroni … që të mbroni veten (El-Bekare,183)
Një kuptimi tjetër i devotshmërisë është “mbrojtja e vetes”. Agjërimtari gjatë ditës ka etje dhe uri, saqë buzët i janë thatë, fyti mezi ja përcjellën pështimën, stomaku i gurgullon, fytyra i është zbehur dhe trupi i dridhet, me pak fjalë brenda tij zhvillohet një luftë dhe transformim i brendëshëm, saqë të gjithë organet, shqisat dhe gjymtyrët manifestojnë zemërim dhe në fund fajësojnë trurin që i ka komanduar të jenë pasiva, por truri u thotë: “nuk kam faj unë, ashtu më ka urdhëruar zemra”. Në ditët e agjërimit zemra merr kontrollin e trupit, ajo është përgjegjëse, komanduese dhe kontrolluese e trupit.
Po mirë, vallë zemrën kush e urdhëron?
Zemrën e drejton vetëm Allahu Fuqiplotë!
Ajo zemër që është e lidhur me Zotin e vet bëhet komanduese e trupit dhe ashtu siç Allahu të gjitha krijesat ja nënshtroi njeriut me të vetmin kusht që njeriu ti nënshtrohet Zotit, Ai të gjitha organet, gjymtyrët, shqisat dhe mendjen ja nënshtroi zemrës me të vetmin kusht që zemra ti nënshtrohet dhe bindet vetëm Allahut.
Njerëzit shpesh here pyesit: nëse Zoti ka krijuar universe, galaktika dhe miliarda planeta, kush është epiqendra e tyre, dhe nëse Zoti i ka krijuar të gjitha këto, a thua vallë ka jetë në planetat tjera?
Është e vërtetë se Allahu ka krijuar shtatë kate qiej dhe secila prej tyre ka me miljarda universe, galaktika dhe planeta, por Allahu epiqendër të tyre e ka bërë tokën sepse aty jeton njeriu dhe mes tyre edhe më i dashmi i Tij, Muhamedi a.s.. E nëse njeriu është i lirë të beson apo jo, kjo varet prej zemrës së tij, prandaj konstatojmë se brenda trupit të njeriut gjendet epiqendra e univerzeve dhe galaktikave – zemra.
Jepjani kontrollën zemrës suaj duke agjëruar që nesër të shihni univerzet, galaktikat dhe planetat, gjatë rrugës tuaj për në Xhenet.