“…agjeroni … që të bëhëni të devotshëm” (El-Bekareh,183)
Devotshmeria potencohet edhe ne ajetin 76 te sures Ali Imran:
“Kush e permbush emanetin e vet dhe ruhet nga mekatet, ska dyshim se Allahu i do ata qe ruhen (mutekin – jane te devotshem)”.
O njerez, mos mendoni se devotshmeria eshte vetem dukuri shpirterore dhe fitohet vetem me agjerim, namaz dhe lutje, pasi Allahu xh.sh. e nderlidhi devotshmerine me aspektin praktik te jetes se njeriut ne raport me njerezit e tjere.
Sot njerezit pa fije turpi i pertypin fjalet e tyre, shkelin premtimet e veta, ekspozojne sekretet e tjereve, thejne besen e dhene, e keshtu me rradhe.
Allahu xh.sh. i do ato qe kane devotshmeri ne ibadetet e tyre ne raport me Zotin por i do edhe ato qe kane devotshmeri ne punet e tyre te perditshme ne raport me njerezit e tjere. Kush nuk ben lidhjen e ketyre dy gjerave ben blasfemi.
Agjerimi eshte akt i vecante i adhurimit ndaj Zotit saqe dallohet prej te gjitha ibadeteve tjera:
1.Cdo ibadet ne vetvete eshte aksion aktiv qe nisen me fjalen “duhet”, psh: ne namaz duhet te falesh me trup, ne haxh duhet te udhetosh, ne zeqat duhet te japish etj. pervec agjerimit, agjerimi eshte pasiv dhe piksynim kemi fjalen “sduhet”: sduhet te hash, sduhet te pish, sduhet ti nenshtrohesh epshit me partnerin legal, etj. e gjithe kjo prej agimi deri ne perendim te diellit. Por duke u kombinuar agjerimi me ibadete tjera, formohet nje akt i posacem i adhurimit ku bashkohet pasiviteti ndaj hajes, pijes dhe epshit dhe aktiviteti ndaj te gjitha ibadeteve tjera.
2. Cdo ibadet eshte publik qe shihet dhe deshmohet prej tjereve, pervec agjerimit: kur falemi te tjeret i shohin levizjet tona, kur shkojme ne Haxh pershendetemi me dashamiret dhe marrim rrugen per ne Meke, kur japim zeqat, i nxjerrim te hollat nga xhepi dhe ua shperndajme te varferve, perjashtim nga keto eshte vetem agjerimi, agjerimi eshte individual dhe sekret pasi ai nuk mund te shihet prej tjereve dhe kjo e ben agjerimin te vecante.