Do kthehemi disa vite para luftës së Bedrit, pikërisht në marveshjen e fshehtë mes të rinjve jethribas (medinas) dhe Muhamedit a.s. që u quajt marveshja e Akabes. Pavarsisht moshës së re, ata ja dhanë besën Muhamedit a.s. duke i thënë: “Ne do të mbështesim ty derisa qëndron në Medine, por nëse ti dhe muhaxhirët mekas largoheni jashta territorit të Medines, ku ne nuk kemi forcë dhe kompetencë, atëherë ne sjemi të obliguar tu bashkangjitemi dhe tu mbrojmë”.
Në luftën a pa parashikuar të Bedrit, Muhamedi a.s. u frikësuar për fatin e besimtarëve që ishin më pak në numër se armiku por edhe për fatin e të ardhmes së Islamit. Një nga arsyet e shqetësimit të tij ishte edhe marveshja e lartëshënuar sepse tashmë ato ishin jashta kufijve të Medines dhe ensarët medinas nuk ishin të obliguar ta ndihmojnë Muhamedin a.s.
Por në një moment kritik për Muhamedin a.s. dhe muslimanët lideri i ensarëve medinas u çua në këmbë dhe tha: O i Dërguar i Allahut, nëse presish përgjien tonë, ne nuk do të themi ti ashtu siç Beni Israilët i thanë Musait a.s. – shko ti dhe Zoti yt luftoni dhe çlirojeni Kudusin kurse ne tu presim këtu. Ne themi – nëse ti na urdhëron dhe futesh në det edhe ne vijmë pas teje”. Pra, ensarët medinas deshën të bëjnë një hap më para me jetën dhe Islamin e tyre dhe i thanë vetes – ne sjemi të obliguar por ne duam përsëri ta bëjmë me gjithë shpirt.
Lus Zoti që ky të jetë një Bedër ndryshe për ne. Një Bedër që na inspiron ti japim vetes më shumë dhe ti shtyjmë limitet tona! Nëse ensarët medinas sakrifikuan veten e tyre për Muhamedin a.s.dhe disa prej tyre edhe vdiqën për këtë kauzë, a mund ne të sakrifikojmë të paktën pak kohë nga jeta jonë për Islamin dhe Muhamedin a.s.?
Këtë pyetje parashtrojani vetes!