Një sherr mes disa të miturve ka përfunduar me plagosjen e një 14-vjeçari.
Ngjarja ka ndodhur në Vlorë, ndërsa sipas policisë, i mituri ka shkuar në spital me plagë të shkaktuara nga sende të forta, transmeton Fol Drejt.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 21:00, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i dëmtuar një shtetas 14 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me sende të forta, gjatë një konflikti të çastit me dy bashkëmoshatarë të tij.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.