Dy grupe janë përledhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Bresje të Fushë Kosovës.
Rasti u raportua në Policinë e Kosovës, rreth orës 19:40, përcjell Fol Drejt.
“Pas një përleshje në mes të dy grupeve ku dy të dyshuarit meshkuj kosovar i kanë sulmuar fizikisht tre viktimat meshkuj kosovar. Gjatë përleshjes dyshohet se njëri prej tyre ka shtënë me armë zjarri në ajër por pa lëndime, me ç’rast në vend- ngjarje është gjetur në gëzhojë dhe një pistoletë”, njofton policia në raportin 24 orësh.
Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt./FolDrejt/