Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, personat në fjalë, janë përleshur shkaku i një mosmarrëveshjeje, shkruan Fol Drejt.
“Fsh. Merdare, Podujevë 30.08.2022 – 13:00. Pas një mosmarrëveshje katër të dyshuar meshkuj kosovarë janë përleshur fizikisht mes vete, me ç’rast të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit katër të dyshuarit meshkuj kosovarë pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48 orë” – thuhet në raoport.
Rasti, sipas policisë, është nën hetime./FolDrejt/