Një rast i përleshjes fizike ka ndodhur në Podujevë.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, rreth orës 18:43, transmeton Fol Drejt.
Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete.
Si pasojë e përleshjes dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuar dërgohen në mbajtje ndërsa tre të dyshuar lirohen në procedurë të rregullt./FolDrejt/