Rasti ka ndodhur në fshatin Përlepnicë të Gjilanit, ndërsa të përfshirë në rrahje kanë qenë tre persona, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit të policisë, të dyshuarit kishin përdorur edhe shufra metali, duke i shkaktuar njëri tjetrit lëndime.
“Fsh. Përlepnicë, Gjilan, 18.01.2022 – 23:03. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët pas një zënke janë rrahur në mes veti. Të dyshuarit kishin përdorë edhe shufra metali dhe si pasojë dy nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor” – thuhet në raport.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./FolDrejt/