Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur në rrugën Tanaska Rajç në Mitrovicë Veriore, transmeton Fol Drejt.
“Rr. Tanaska Rajç, Mitrovicë Veri, 12.01.2022 -22:3. Raportohet se njësiti patrollues ka hasur ne disa persona duke u rrahur mes veti ku kanë arritur ta vënë situaten nën kontroll, ndërsa njëri nga të dyshuarit mashkull kosovar pasi që ishte në gjendje te dehur dhe agresiv është shoqëruar në stacion policor” – thuhet ndër të tjera në raport.
Më tutje në raport thuhet se “viktima femër kosovare është dërguar për trajtim pasi që e njëjta më parë kishte pasur probleme shëndetsore, e cila pas tretmanit mjekësor është liruar.”
Po ashtu bëhet e ditur se lidhur me rastin është intervistuar edhe një mashkull kosovar./FolDrejt/