Një rast i regjistruar si vrasje në tentativë është raportuar të ketë ndodhur në Podujevë, transmeton Fol Drejt.
Siç bën të ditur raporti i policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 12:50 të ditës së djeshme.
Në raport bëhet e ditur se janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovare meqë të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete.
Gjatë përleshjes të dyshuarit kanë përdorur një armë zjarri dhe një mjet të mprehtë bujqësor. Si pasojë njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK.
Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale janë konfiskuar një armë zjarri, pesë fishekë, një gëzhojë dhe një mjet punues bujqësor.
Me vendim të prokurorit një i dyshuar dërgohet në mbajtje, një lirohet në procedurë të rregullt ndërsa i dyshuari i tretë mbetet në QKUK për tretman mjekësor./FolDrejt/