Në qytetin italian Milano, shpërthyen përleshjet të dielën në mbrëmje pasi aktivistët e krahut të djathtë dhe të majtë u mblodhën në mitingje të ndara kundër luftës Rusi-Ukrainë.
Një grup prej rreth 300 aktivistësh të ekstremit të djathtë dhe pro-rusë u mblodhën në Piazzale Cadorna në qendër të Milanos për të protestuar kundër dërgimit të armëve në Ukrainë dhe zgjerimit të sanksioneve ndaj Rusisë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Duke marshuar me fishekzjarrë dhe flamuj italianë, protestuesit mbanin pankarta ku shkruhej “Jemi të bashkuar kundër luftës” dhe “Jo armiqësisë ndaj Rusisë”.
Në të njëjtën kohë, një grup prej rreth 500 demonstruesish të krahut të majtë u mblodhën në sheshin Largo Cairoli për të protestuar “kundër luftës në Ukrainë” dhe “fashizmit”.
Forcat e sigurisë ndërhynë kur grupi i krahut të majtë filloi të lëvizte drejt zonës ku e djathta ekstreme po zhvillonte demonstrata.
Një pjesëtar i forcave të sigurisë u plagos në përleshjet e ashpra që shpërthyen midis policisë dhe demonstruesve të krahut të majtë, raportojnë mediat lokale./FolDrejt/