Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Certosa të Italisë ku protagonistët kryesorë janë 6 shqiptarë.
Ata kanë pasur një sherr mes tyre pasditen e djeshme, ku edhe janë përleshur duke përdorur mjete të forta e kaçavida.
Policia njofton se fillimisht, 4 shqiptarë kanë zbritur nga makina dhe kanë sulmuar 2 bashkatdhetarët pasi ditët e fundit u ishte ndaluar hyrja në një lokal nate.
Nga kjo ngjarje një person ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spital./abcnews.al/