Dy meshkuj kosovarë, njëri nga ta i mitur, kanë përfunduar të arrestuar nga policia pas përleshjes fizike mes vete.
Rasti është raportuar të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme, rreth orës 19:47, në fshatin Lismir të Fushë Kosovës, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës njofton se njëri prej të dyshuarve kishte tentuar ta godasë tjetrin me shkop bejsbolli dhe ia kishte ekspozuar një armë zjarri.
Njësiti policor nga i dyshuari kishte sekuestruar një pistoletë me dy fishekë dhe shkopin e bejsbollit. Si pasojë e përleshjes, njëri prej të dyshuarve kishte pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./FolDrejt/