Para pak çastesh në Amstetten të Austrisë një 42 vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një 41 vjeçari, që është plagosur në bark, dhe një 25 vjeçarit i cili ka mbetur më lehtë i plagosur. Të dy janë dërguar me urgjencë në spital, shkruan nachrichten.at.
I dyshuari për agresion është kapur nga policia në qendër të qytetit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur konkretisht në ora 13.10, kurse për kapjen e të dyshuarit është përdorur edhe një helikopter i ministrisë së brendshme, përcjell foldrejt.com.
Nuk dihet arsyerja e krimit. Prokuroria e Austrisë ka nisur hetimet.
Sipas medias bulevardeske austriake “Krone” bëhet fjalë për një zënkë familjare, kurse i arrestuari 42 vjeçar është nga Kosova./Foldrejt.com