Dy nxënës, njëri nga ta i mitur, janë përleshur si shkak i një mosmarrëveshjeje.
Rasti ka ndodhur në Skenderaj, rreth orës 11:30 të ditës së djeshme, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportit policor, bëhet e ditur se viktima ka pranuar trajtim mjekësor.
Të dy personat e përfshirë në rast janë intervistuar në prani të prindërve dhe avokatit.
Ndërkaq, në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt./FolDrejt/