Një sherr mes dy të rinjve ka përfunduar me plagosjen me mjete të forta të njërit prej tyre, dhe telashe me policinë për tjetrin.
Policia bën me dije se dy të rinjtë, banues në Kurbin, janë zënë me njëri-tjetrin për motive banale, shkruan Panorama, transmeton Fol Drejt.
Ndërkohë një 28-vjeçar përfundoi në prangat e policisë së Lezhës pasi bëri si rebel me uniformat blu të Rrugores.
Njoftimi nga Policia Lezhë
Specialistët e Policisë Rrugore në DVP Lezhë, në bashkëpunim me oficerët e Policisë Gjyqësore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, arrestuan në flagrancë shtetasin Ervis Kovaçi, 28 vjeç, banues në Kurbin, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë Rrugore.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin kanë referuar materialet në Prokurori, në ngarkim të shtetasit Elion Saja, 37 vjeç, banues në Kurbin, sepse gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjete të forta shtetasin M. P., 37 vjeç, banues në Kurbin.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime mëtejshme.