Një përleshje ka ndodhur mes dy personave që kanë lidhje familjare mes vete e që ka çuar në arrestimin e tyre, transmeton Fol Drejt.
Rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 20:00, në Stacionin e Autobusëve.
Sipas raportit 24 orësh, thuhet se janë shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i R. Shqipërisë dhe e dyshuara femër kosovare (e mitur), pasi që ishin përleshur fizikisht në mes vete.
I dyshuari dhe e dyshuara janë të fejuar.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./FolDrejt/