Të paktën 5 palestinezë u plagosën në përleshjet me ushtrinë izraelite e cila shkatërroi shtëpitë e dy të burgosurve palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar të martën në veri.
Të burgosurit palestinezë, Youssef Assi dhe Yahya Marei, u akuzuan nga autoritetet izraelite për të shtënat e 29 prillit, ku u vra një roje sigurie në vendbanimin Ariel, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Para rrënimit në qytetin Qarawat Bani Hassan në provincën Salfit, shpërthyen përleshjet midis forcave izraelite dhe banorëve.
Pesë civilë u plagosën nga plumbat e gomës dhe dhjetëra të tjerë pësuan nga predhat e gazit lotsjellës nga forcat izraelite.
Izraeli zakonisht shkatërron shtëpitë e palestinezëve që dyshohet se kanë kryer sulme. Organizatat e të drejtave të njeriut dënojnë veprime të tilla si “dënim kolektiv”./FolDrejt/