Në Manhattan të New Yorkut në SHBA u shënuan përleshje mes policisë dhe pjesëmarrësve në një aktivitet për shpërndarjen e dhuratave, raporton Anadolu, transmeton Fol Drejt.
Ekipet e policisë së New Yorkut (NYPD) ndaluan hyrjen në zonë për të qetësuar trazirat dhe për të shpërndarë turmën si pasojë e debateve që u përjetuan mes qindra të rinjve që mbushën sheshin “Union” pasi publikuesi popullor në YouTube, Kai Cenat njoftoi se do të shpërndante disa dhurata falas përmes një shorti.
Mes turmës që kërkonte të merrte një konsol (tastierë) lojërash që ofron mundësi për të marrë pjesë në lojëra në kanalin përmbajtës të emërtuar Twitch që transmeton përmes internetit u shënuan debate, ndërsa disa prej pjesëmarrësve sulmuan policinë.
Për të parandaluar përshkallëzimin e ngjarjeve në sheshin “Union Park”, policia kërkoi nga të rinjtë kryesisht 14-15 vjeç të largohen nga parku. Bëhet e ditur se u arrestuan disa të rinj dhe transmetuesi i Twitch, Cenat që nuk dëgjuan paralajmërimin e policisë.
Në aktivitetin në fjalë nuk u plagos askush ndërkohë që u paralizua trafiku në rajon.
Twitch një nëndegë e Inc e Amazon.com, me përmbajtje të fokusuar në transmetime muzikore, përmbajtje kreative, video-lojëra dhe e-sport, ndiqet nga afër kryesisht nga të rinjtë