Përleshje të ashpra u shënuan dje sërish në Kolumbi mes protestuesve dhe policisë me veshje të rënda, kundër mbajtjes së një ndeshjeje futbolli qe mbahet mes krizës se rëndë politike e shoqërore që ka përfshirë vendin.
Përplasjet mes demonstruesve dhe autoriteteve u zhvilluan pranë stadiumit Metropolitano në qytetin e Barranquilla, teksa brenda zhvillohej ndeshja mes skuadrave kombëtare të Kolumbisë e Argjentinës.
Deri tani rreth 50 persona, përfshirë një polic, janë vrarë në demonstratat masive antiqeveritare të Kolumbisë që nga 28 prilli, raporton Top Channel, përcjell FolDrejt.com.
Sipas raportit të fundit nga Zyra e Ombudsmanit të Kolumbisë mbi demonstratat, vdekjet e 20 prej 48 personave të vrarë ishin të lidhura drejtpërdrejt me protestat, ndersa numri i të vdekurve në demonstratat kundër reformës tatimore, të cilat filluan me grevën kombëtare, është shumë më i lartë.
Gjatë protestave antiqeveritare të mbajtura në të gjithë vendin, tashme ne diten e 38-te, në qytetin Cali u vranë 13 njerëz, ndërsa në kryeqytetin Bogota u plagosën 185 persona.