Java e Lëvizjes u përmbyll sot më 17 qershor, në datëlindjen e veprimtarit të çështjes kombëtare, profesor Ukshin Hotit.
Për shënimin e datëlindjes së 77, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti vizitoi sot shtëpinë muze të Ukshin Hotit, ndërsa mori pjesë edhe në një bashkëbisedim të organizuar nga Glauk Konjufca për mësimet dhe rëndësinë e jetës dhe veprës së Hotit.
“Bashkëbisedimi kishte shumë zëra të ndryshëm mbi shumanësinë e mendimit dhe veprimit politik të Ukshin Hotit. Sa profesor aq edhe tribun, sa institucional aq edhe jashtë institucional, Ukshini është emri i një figure të cilën nuk e rehatojmë dot në korniza të paracaktuara, por që na krijon korniza të reja dhe na problematizon ato të tjerat. Kërkimi i fatit të Ukshin Hotit është kërkimi i fatit tonë. Vepra e tij është vetja jonë më e mirë, mundësitë e pamata të angazhimit tonë politik. Lavdi jetës dhe veprës së Ukshin Hotit”, shkruan Lëvizja Vetëvendosje në një status në Facebook.