Një autobus me studentë është përmbysur në Bozova të Turqisë duke i marrë jetën 1 të riu.
Autobuzi mbante nxënës të shkollave të mesme. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur rëndë edhe shoferi dhe 5 studentë të tjerë.
Guvernatori Abdullah Erin, së bashku me Shefin e Policisë Krahinore Selçuk Doğuş dhe Komandantin e Xhandarmërisë së Provincës Gjeneral Brigade Metin Düz, vizituan të plagosurit në Spitalin Shtetëror të Bozovës dhe u takuan me familjet e tyre. Raporton Balkanweb percjell Foldrejt.com