Katër persona janë raportuar të vdekur, si pasojë e përmbytjes së një varke.
Të paktën 4 persona e kanë humbur jetën kur një varkë u përmbyt në brigjet e Libisë, njoftoi të hënën Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
IOM njoftoi në Twitter se një varkë prej druri u përmbyt të hënën pranë Surmanit ndërsa në të ndodheshin 20 emigrantë.
“Dy persona u shpëtuan, katër trupa u nxorën, ndërsa 14 prej tyre janë të zhdukur”, shtoi Agjencia e OKB-së.
Sipas IOM-it, të paktën 475 persona kanë vdekur duke u përpjekur të kalonin Mesdheun qendror që nga fillimi i vitit./FolDrejt/